Krokodilët janë një prej specieve më të rrezikshme në planet, e të mbash një të tillë në si kafshë shtëpiake padyshim vë në rrezik jetën tënde, e jo vetëm.
Por një 60-vjeçare nga Australia ka treguar se mund të bashkëjetojë, jo me një, por me 5 krokodilë.
Vicki Lowing ra në “dashuri” me krokodilin e saj të parë, Johnnie, 22 vite më parë kur e gjeti në pragun e shtëpisë, e sot ai është kthyer në “burrin e shtëpisë”, pasi asnjë person nuk do të guxonte t’i afrohej shtëpisë nga frika.
Johnnie është një prej 5 krokodilëve që ndan shtëpinë me 3 dhoma gjumi e një banjë. Por reptilët nuk janë e vetmja specie që 60-vjeçarja Vicki përkujdeset, në total ajo ka 33 kafshë të tjera, që po ashtu janë po aq në rrezik që të mos përfundojnë si një vakt dreke për zvarranikët.
Vicki thotë se nuk ka aspak frikë nga krokodilët e saj, edhe pse e pranon se nëse kryqëzon shikimin me ta, atëherë kafshët gjakftohta bëhen agresive dhe e sulmojnë.
Top Channel