Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë.

Ato të cilat për herë të parë janë martuar shumë më të reja, rreth moshës 45 vjeç kanë gjasa të divorcohen. Të paktën kështu thonë statistikat e prestigjiozes “Time”.

Sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç. Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.

Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.

Revista “Time” ka hulumtuar për martesat në një histori të botuar se si ka ndryshuar martesa si institucion, përfshi edhe studimet e fundit se si të rrisësh shanset për një martesë të qëndrueshme dhe pse.

Madje, revista ka botuar edhe një grafik për trendin e martesave jetëgjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA