Një program për të kufizuar përdorimin e telefonave nga fëmijët?

06/12/2018 19:14

Apple i është kërkuar ndërtimin dhe hedhjen në treg të një programi, apo formë tjetër zgjidhjeje që do të kufizojë përdorimin e telefonave të saj nga ana e fëmijëve.

Thirrje të tilla janë të shpeshta, por e veçanta e kësaj të fundit është se bëhet nga dy grupe investitorësh që zotërojnë 2 miliardë dollarë aksione të gjigantit amerikan të teknologjisë.

Apeli për më shumë kontroll sesi të rinjtë, veçanërisht fëmijët dhe adoleshentët shpenzojnë kohën e tyre me telefonat dhe pajisjet e tjera inteligjente është mirëpritur nga akademikët, institutet, kolegjet dhe universitetet në Kaliforni dhe mbarë SHBA-në.

Sipas Reuters, në një studim të fundit është vërejtur se gjysma e adoleshentëve amerikanë besojnë se kanë krijuar varësi nga telefonat e tyre dhe “nevoja për t’iu përgjigjur menjëherë mesazheve në ta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA