Pas rrëmujave të ’97-ës, kur socialistët rikthehen në pushtet, Fatmir Xhafaj bën ngjitjen e parë të madhe në karrierë. Fatos Nano e thërret Xhafajn dhe e emëron Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, post që ai e mbajti deri në vitin 1999.
Gjatë kësaj kohe, Xhafaj i kthen shpatullat Nanos. Ai mendonte se lideri historik i Partisë Socialiste nuk kishte të ardhme. Dhe kjo ishte tradhëtia e dytë e Xhafajt ndaj njerëzve që e promovuan.
Në këtë kohë, Fatmir Xhafaj krijon raportë të ngushta me kryeministrin Pandeli Majkon dhe numrin 2 të socialistëve, Gramoz Ruçi, pasi mendonte se këta do të rrëzonin Fatos Nanon nga pushteti.
Lidhja e tij me Majkon e Ruçin fuqizohet dhe miqësia mes tyre zgjat sot e kësaj dite.
“Me mospërfshirjen e Xhafës si ministër në 2002-in, kam përshtypjen që u lidh shumë më tepër me zotin Ruçi i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i partisë”, tha Marko Bello, ish Ministër i PS.
Kur pozitat e Xhafajt në Partinë Socialiste, duket se po fuqizoheshin falë miqësisë me Majkon dhe Ruçin, në krye të vendit ngjitet Ilir Meta. Ky i fundit i mbyll derën politike, duke e larguar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillimit të Ministrave.
I braktisur nga lidershipi i asaj kohe, në vitet 1999-2000, Xhafaj i rikthehet profesionit të avokatit.
“Për mua e ka sjellë, si të thuash, angazhimi i tij vetë, kurse si promotor ka qenë Nano, po”, tha Sabit Brokaj.
Top Channel