Profili i Fatmir Xhafaj nuk mbaron këtu. Top Story sjell periudhën politike të Fatmir Xhafaj nga komunizmi tek Partia Socialiste. Xhafaj kishte kuptuar se Partina Komuniste, nuk kishte më të ardhme. Dhe ky ishte akti i parë i tradhëtisë së Xhafajt.

Me ardhjen e demokracisë, për disa vite me radhë, Fatmir Xhafaj qëndron i shkëputur nga politika, por ndërkohë vijon të punojë në sistemin e drejtësisë.

Dëshira e tij për të qenë brenda strukturave socialiste ishte e dukshme, por e kaluara e tij komuniste, nuk e favorizonte.

“Ka ardhur shumë vonë në Partinë Socialiste, është bërë deputet në vitin 2001. Pra nuk përfaqëson atë periudhën e reformimit të partisë nga Parti e Punës në Parti Socialiste”, tha Kastriot Islami, ish-Ministër i PS-së.

“Ai filimisht, nuk ka qenë aktiv në strukturat e Partisë Socialiste, në strukturat e zgjedhura, por pas vitit ’94 të kushtetutës dhe pastaj në vitet ‘96-‘97-të doli në evidencë”, tha për Top Storyn Sabit Brokaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA