Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e ish kënetës, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Një makinë, e cila drejtohej nga një i ri, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme për drejtuesin e mjetit.
Ka qenë një dëshmitar rastësor që ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konstatuar vetëm dëme materiale.
Aktualisht autoritetet policore po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, që dyshohet të ketë qenë shpejtësia me të cilën po lëvizte mjeti.
Top Channel