Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të mërkurën se do të ketë hapësirë për të rregulluar numrat finalë të buxhetit, pasi të përfundojë një rishikim i kostos së masave në paketën e shpenzimeve.

“Ne besojmë se do të ketë hapësirë për të manovruar”, u tha gazetarëve Conte, duke iu referuar objektivave të buxhetit të vitit të ardhshëm, të cilat Komisioni Evropian ka thënë nuk respektojnë rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian.

Qeveria ka thënë se po bën një analizë të kostos për disa nga masat kryesore në buxhet dhe nuk ka përjashtuar një reduktim të mundshëm të shpenzimeve të deficitit të planifikuar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një zgjidhje të dakorduar (me komisionin) duke respektuar skicën që i kemi dhënë mbi buxhetin dhe pa asnjë ndryshim radikal”, shtoi ai.

Italia prezantoi një buxhet për vitin 2019, ku rritej deficiti, gjë që vuri në alarm Komisionin Europian, sipas të cilit projekti nuk është në përputhje me politikat fiskale të unionit dhe nuk respekton marrëveshjen për uljen e deficitit buxhetor, të nënshkruar më herët nga Italia.

Përplasja mes palëve vijon, me qeverinë italiane që dëshiron të mbajë premtimet me çdo kosto dhe me Komisionin Europian që po përgatitet të ndëshkojë Italinë për shkak të borxhit shumë të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA