Një alamet nuse me mjekër (Video)
27/11/2018 12:18
Ky është momenti qesharak kur një dhëndërr qesh me lot pasi kthehet për të parë nusen e tij, por në vend të saj shikon shokun e ngushtë.
32-vjeçari David Hofmann po priste të kishte përballë gruan e tij të ardhshme, Brianne Dennis, por me fustan të bardhë iu shfaq shoku mjekrosh.
“Isha i emocionuar pasi do të shikoja për herë të parë nusen. Por, kur u ktheva dhe pashë një burrë leshator, nisa të qeshja me lot”, tregon dhëndrri.
Top Channel