Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Dy shqiptarë janë arrestuar për pengmarrje në Selanik të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se të arrestuarit kishin rrëmbyer një 16-vjeçar pakistanez dhe kanë kërkuar para’ në këmbim të lirimit te tij. Emrat e shqiptarëve të përfshirë në krim nuk janë bërë të ditur, por thuhet se janë 49 dhe 30 vjeç.
Mësohet se i mituri ka mundur të arratiset në kohën që ata ishin duke e çuar në një kasolle ku dhe do ta mbanin të izoluar deri në arritjen e qëllimit.
Pas kësaj, i mituri i është drejtuar policisë për të bërë kallëzimin. Ai ka thënë se dy burrat shqiptarë e morën me forcë kur ai ishte i pashoqëruar dhe e hipën në një makinë. Më pas ata janë larguar drejt vendit ku do të izolonin pakistanezin.
Pas marrjes së denoncimit, policia nisi kërkimet për identifikimin dhe më pas arrestimin e dy shqiptarëve që akuzohen për pengmarrje.
Top Channel