Një operacion paralel antidrogë është duke u zhvilluar në Pulja, në provincat e Leçes, Brindizit dhe Barit.
Mediat italiane raportojnë se policia ka kryer ekzekutimin e 41 urdhër-arresteve.
Mësohet se 30 nga këto urdhër-arreste janë me burg dhe 11 të tjerë në arrest shtëpie. Personat e mësipërm dyshohet se janë pjesë e një organizate që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria.
Operacion i koduar “Mesazhi i Shkurtër” mori nën hetim gjithsej 55 persona. Ai u mundësua nga Stacioni policor në Specchia me mbështetjen e Njësisë Operative ne Tricase dhe u shtri nga tetori 2015 deri në dhjetor 2017, duke lejuar të dokumentonte veprimtaritë kriminale të dy grupeve të ndryshme që synojnë trafikimin e drogave si kokainë, heroinë dhe hashash, te cilat i kishin të ndara mirë detyrat dhe zonat ku vepronin.
Emrat e personave që janë ndaluar nuk bëhen ende të ditur.
Top Channel