Një nga personat e pranishëm ku ndodhi masakra në ish-Bllok disa javë më parë, është vetëdorëzuar në polici.

Bëhet fjalë për shetasin Ajaks Boshnjaku, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia dhe roli i tij në ngjarjen ku u konfliktuan me armë zjarri dy grupe të rinj, nuk dihet akoma.

Boshnjaku është dorëzuar në Policinë e Tiranës në orët e mbrëmjes i shoqëruar nga avokati i tij.

Ajaks Boshnjaku, një emër i padëgjuar para ngjarjen që ndodhi në ish-Bllok. Urdhër arresti për të u firmos nga prokurorët Kreshnik Ajazi e Artan Lulo, pasi ka dyshime të jetë i përfshirë në krimin që tronditi kryeqytetin.

Boshnjaku është mik me të dashurin e Elvana Gjatës, Ervin Matën, i shpallur në kërkim për masakrën e 4 tetorit.

Nga hetimet rezulton se Boshnjaku ka qenë i pranishëm në lokal në momentin kur komandoja Meviol Bilo iu kundërpërgjigj sulmit me armë nga Fabian Gaxha, duke lënë të vrarë këtë të fundit dhe duke plagosur Ervis Martinajn e Elio (Esmerald) Hato.

Për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, janë arrestuar 3 të tjerë; Ervis Martinaj, Eljon Hato dhe Geldo Hoti; ndërsa në kërkim janë Ervin Mata, Fabio Allushi, Meviol Bilo dhe A. Boshnjaku. 36-vjeçari Martinaj akuzohet për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë.

Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë ndaj Ervis Martinajt nga burg me afat 30-ditor, në burg pa afat. Vendimi është marrë me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, e cila apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Ndaj Martinajt janë ngritur edhe akzua që kanë të bëjnë me organizimin e paligjshëm të lotarive, fshehje të të ardhurave, pastrim të produkteve të veprës penale, vepra që kanë të bëjnë me aktivitetin e Martinajt në fushën e basteve sportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA