Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, që është aleat i PD-së, thotë se opozita duhet të vijojë protestat. Në një postim në Facebook, ai madje kërkon që në to të dalë çdo shqiptar që e do lirinë e tij, e do jetën, pronën, e do Shqipërinë, çdo intelektual që beson se dhuna dhe krimi nuk mund të drejtojnë vendin.
POSTIMI I MEDIUT:
Dhuna ndaj qytetareve burgosja e tyre. Sharja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptareve, intimidimi i tyre
Arroganca dhe shperfillja perballe jetes dhe prones duhet te kete nje pergjigje te forte qytetare
Ne keto kushte: Opozita duhet te organizoje protesta te vazhdueshme perballe kryeministrise. Jemi ne udhekryqin me te rrezikshem te demokracise shqiptare dhe cenim te hapur te interesave kombetare.
Jemi ne Kushtet Rama, ka shkaterruar parlamentarizmin me manipulimin dhe blerjen e zgjedhjeve te provuar nga OSBE/ODHIR dhe hetimet e fundit te Prokurosise, per me teper ka inkriminuar në menyre te qellimshme politiken dhe parlamentin.
Ka shkaterruar pushtetin gjyqesor dhe Prokurorine, sot jemi ne kushtet e absurditetit te plote ne nje vend ku flitet per suskes te reformes ne drejtesi e cila e ka lene vendin pa Gjykate Kushtetuese, Pa gjykate te larte dhe se shpejti pa gjykata apeli.
S’kemi me kushtetutë por vetem nje njeri qe ben si te doje. Nje njeri qe ka kriminalizuar dhe ekonomine
Nje njeri qe shan, tallet, dhunon dhe burgos qytetaret e vet. Opozita duhet te coje shoqerine ne kembe jo vetem militantet, por cdo Shqiptar qe e do lirine e tij, e do jeten, pronen e do Shqiperine, cdo intelektual qe beson se dhuna dhe krimi nuk mund te drejtojne vendin
Dhuna ndaj qytetareve burgosja e tyre.Sharrja dhe fyerja nga Kryeministri ndaj shqiptareve, intimidimi i tyreArroganca…
Posted by Fatmir Mediu on Friday, November 23, 2018
Top Channel