Top Story vjen sot në mbrëmje në orën 21:00 në Top Channel me një problematikë po kaq shqetësuese sa dhe çdo tematikë tjetër që ka transmetuar deri tani.

Fokusi i tij, këtë radhë do jetë arsimi, tekstet që u mësojnë fëmijëve se si të mos shkojnë në shkollë, vjershat pa kuptim të përkthyera nga internet, apo dhe tregime për fëmijë me përmbajtje banale.

Top Story do sjellë një histori se si kanë qenë tekstet në komunizëm, përmbajtja e tyre dhe si janë tani? Çfarë ndodhi me ndryshimin e librave në vitet ’90 dhe në vitin 2005?

Top Story do sjellë disa libra dhe tregime të frikshme, të shtrembëruara dhe absurde që shpesh nxënësit e sistemit 9 vjeçar po përballen.

Gjithashtu Top Story do të pasqyrojë disa raste konkrete dhe ngërçin e krijuar sot në arsim, nëpërmjet përkthimit të librave të huaj, që nuk përputhen me realitetin shqiptar.

A funksionon komisioni i vlerësimit të teksteve dhe si e shikon klientelizmin e shtëpive botuese në vendin tonë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA