Përveç tregimeve të frikshme të shtrembëruara, Top Story solli rastet kur nxënësit e sistemit 9-vjeçar, janë përballur në librat e tyre edhe me kërkesa absurde.
Top Story sjell si ilustrim një ushtrim të shkëputur nga libri i fizikës.
Ushtrimi:
“Një ari ndjek një njeri. Njeriu hipën në pemë dhe për ta trembur ariun i gjuan me gurë nga lart poshtë, vertikalisht. Guri ka shpejtësi “x”, pema është e lartë “y”. Kërkesa: Çfarë ngjyre ka ariu?”
Akoma më absurde është kërkesa për fëmijët e klasës së parë, në librin e Diturisë së Natyrës. Detyra thotë që fëmijët duhet të zgjedhin një nga mjetet që tregohen në figurë dhe të flasin rreth përdorimit të tyre. Figurat janë një iPhone, një kompjuter dhe një zarf që simbolizon postën elektronike.
Por, a e kanë kuptuar autorët e këtij teksti se fëmijët në klasën e parë nuk kanë dhe nuk duhet të kenë iPhone? A e kuptojnë që në shumë shkolla shqiptare nuk ka kompjutera?
Një shembull tjetër Top Story e sjell nga gjimnazi, në lëndën e gjuhës shqipe, ku tregohet se një djalë ngatërrohet me shoqen e ngushtë të së dashurës së vet.
Shembulli:
“Imagjinoni një situatë komike. Berti ka blerë një iPhone dhe i thotë shokut të vet që ta ndihmojë për t’i çuar një sms të dashurës (Mirela). Por, shoku ngaqë është dreqi vetë, në vend që t’ia çojë asaj, ia dërgon shoqës së ngushtë të Mirelës, Marselës. Kthejeni në një skicë komike këtë situatë.
Marsela: Pa të shohim, një sms nga Berti: “Çkemi! Si thua për një darkë romantike?”
Ua moj Mirela! Qenka dhe një zemër e kuqe!|
Mirela: “Çfarë, mi! Si guxon ai të të çoje sms ty, që je shoqja ime e ngushtë?!
Marsela: Po pra as unë se dija që më pëlqente!
Top Channel