Rreziku nga rezervuari, Roskoveci nuk ka parà për mirëmbajtjen e digës
20/11/2018 12:02
Rezervuari i Kurjanit rrezikon me përmbytje tokat bujqësore në Bashkitë e Roskovecit, Fierit dhe Patosit, për shkak se prej më se një viti nuk funksionojnë porta kryesore e digës, si dhe ajo që quhet porta katastrofike.
Gjendja është rënduar dy vitet e fundit, pas shkëputjes së rezervuarit nga administrimi i Bordit të Kullimit dhe kalimit në varësi të Bashkisë.
Kryebashkiakja e Roskovecit thotë se, me buxhetin që ka në dispozicion Bashkia është e pamundur mirëmbajtja e digës së rezervuarit.
Rezervuari i Roskovecit shërben për të vaditur tokat bujqësore të Bashkisë Roskovec, Bashkisë Patos dhe një pjese të tokave në Bashkinë e Fierit.
Top Channel