KPA lë në fuqi shkarkimin e Gentian Trenovës
19/11/2018 19:11
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) la në fuqi vendimin e shkallës së parë për shkarkimin e ish-prokurorit Gentian Trenova.
Ky është vendimi i tetë që KPA lë në fuqi nga 27 shkarkime nga shkalla e parë.
Vendimet e KPA-së janë të formës së prerë. Pas këtij momenti, subjektit i hiqet edhe 70 përqindëshi i pagës që merrte pas shkarkimit nga KPK-ja.|
Ndërkohë, Kpk vazhdon me shpallje të seancave gjyqësore. Enton Dhimitri, Artur Selmani dhe Fiona Papajorgji do të dalin në vetting, por “harron” dy kandidatët për KLP, Shpëtim Kurtin dhe Besnik Camin.
Top Channel