Aksidente nga neglizhenca; Drejtuesit e mjeteve s’përdorin zinxhirë dhe goma dimri
19/11/2018 15:22
Reshjet e shiut dhe të dëborës në disa zona gjatë dy ditëve të fundit i gjetën të pa përgatitur drejtuesit e automjeteve.
14 aksidente u regjistruan nga pakujdesia epo neglizhenca e shoferëve, por policia thotë se në zonat me prezencë bore do merren masa.
Gjoba për mos përdorimin e zinxhirëve varion nga 1 mijë deri në 4 mijë lek. Ndërkohë sipas ekspertëve, drejtuesit e mjeteve janë neglizhentë edhe sa i përket përdorimit të gomave dimërore, që duhet të vendosen në fillim të tetorit.
“Shoferët nuk i ndërrojnë gomat, thonë he se nuk është Gjermani këtu, dhe kur përballen me situate pësojnë aksidente. Kur shkelet bora ajo ngjeshet dhe as zinxhirë qe janë të nevojshme nuk përdoren”, shprehet një mekanik.
Top Channel