Në Korçë nisi dëbora
17/11/2018 15:18
Në juglindje, reshjet e dëborës kanë arritur deri në 20 centimetra dhe në disa akse lëvizet vetëm me zinxhirë.
Policia në rrugë po pengon mjetet e papajisura për të lëvizur në dëborë që t’i drejtohen Dardhës.
Rruga Korçë-Voskopojë është e hapur dhe qarkullohet normalisht, po ashtu nuk paraqiten probleme as në akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën, Qafë-Thanën dhe Leskovikun.
Si pasojë e motit të keq janë pa energji elektrike zona e Velçanit në Mokërr dhe disa fshatra të Gorës.
Shtabi i Emergjencave Civile, që po ndjek në vazhdimësi situatën, thotë se nuk ka raportime për zona të izoluara nga bora dhe as raste të emergjencave shëndetësore.
Top Channel