Gazetari spanjoll David Beriain ka paralajmëruar disa dokumentarë që do të zbulojnë sekrete tronditëse të botës së krimit në të gjithë planetin dhe në njërin prej tyre do të tregojë edhe për mafian shqiptare.
Sipas mediave spanjolle, mafia shqiptare do të zërë një vend të veçantë për shkak edhe të mënyrës se si udhëhiqet, e varur ende nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes. Gazetari gjithashtu do të tregojë se sa lehtë ndryshohet identiteti në vendin tonë dhe thekson se grupe kriminale drejtohen edhe nga adoleshentë në Shqipëri.
“Unë regjistrova për herë të parë “Clandestino” në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi, në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes”, shprehet gazetari David Beriain, i cili do të nisë premierën e tij të këtij sezoni me datë 21 nëntor.
Top Channel