Greqia përkujton këtë të shtunë 45-vjetorin e shtypjes së revoltave studentore, kohë gjatë së cilës qindra persona u ekzekutuan prej juntës së kolonelëve, ndërsa tanket e ushtrisë hynë në godinën e Politeknikumit të Athinës.
Rreth 5.000 policë janë vënë në gatishmëri maksimale për shmangien e akteve të dhunës, ndërsa për herë të parë, në ndihmë të forcave policore janë vënë edhe pajisje të telekomanduara fluturuese “dronë”.
Qendra e Athinës do të qëndrojë e mbyllur deri në përfundimin e protestave, të cilat kulmojnë me një marshim drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Athinë.
Autoritet policore kanë bërë thirje për qetësi, ndërsa grupimet anarkiste thonë se do të ketë protestë të dhunshme, nëse policia do t’i provokojë.
Top Channel