Të paktën 100 familje në fshatin Kalenjë të Mallakastrës vuajnë për vetëm 800 metra rrugë.

Prej 30 vjetësh kërkojnë t’u shtrohet rruga që i nxjerr nga izolimi dhe ua lehtëson jetën, por s’kanë gjetur zgjidhje asnjëherë. Në dimër përroi që kalon në këtë rrugë u rrezikon dhe jetën.

Fëmijët e fshatit kalojnë dy herë në ditë në këtë rrugë dhe do të jenë në rrezik derisa të zbatohet projekti për të cilin kryetari i bashkisë Mallakastër thotë se ka nisur.

Fshati Kalenjë ndodhet vetëm 8 km larg qytetit të Ballshit, por mungesa e rrugës shton largësinë dhe vështirësitë e banorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA