Shtatë punonjës të Policisë Bashkiake janë lënduar gjatë protestës së banorëve të Unazës së Madhe.

Pas hedhjes së flakadanëve me ngjyrë blu dhe shashkave drejt efektivëve të policisë, ata janë afruar dhe kanë nisur përplasjen fizike duke tentuar që të thyejnë kordonin dhe të futeshin brenda godinës së Bashkisë së Tiranës.

Nga kjo përplasje kanë marrë dëmtime fizike disa prej punonjësve të Policisë Bashkiake, të cilët kanë marrë ndihmën e parë brenda ambienteve të bashkisë.
Deri më tani, janë shtatë punonjës të Policisë Bashkiake që kanë marrë dëmtime me mjete të forta dhe që janë dërguar për të marrë mjekim të specializuar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA