Mëngjesin e së premtes, në orën 09:00, eshtrat e Mid’hat Frashërit mbërritën në atdhe, ku u pritën me nderime shtetërore.

Në prani të autoriteteve, arkmorti u mbulua me flamurin kombëtar e më pas u nis nga Rinasi drejt Tiranës, ku në Akademinë e Shkencave u kryen homazhet. Mes atyre që erdhën për të nderuar figurën e Mid’hat Frashërit dhe kthimin e tij në atdhe ishin edhe Lulzim Basha e Sali Berisha.

Ceremonia zyrtare e rivarrimit u spostua në Kodrat e Liqenit, ku Mid’hat Frashëri do të prehet pranë 3 vëllezërve Frashëri.

Për ata që rrudhin buzët përballë nderimit të Mid’hat Frashërit, kryeministri citoi një nga porositë e tij: “3 dekada më vonë vë kusht dhe këtë duhet ta dëgjojnë ata që e përbaltën e sot rrudhin buzët, vë kusht spastrimin e figurave të kompromentuara me nazifashistët nga çdo nismë politike kundër regjimit komunist të Tiranës. Ishte mishërimi i shërbëtorit të atdheut”.

Sigurisht, një figurë jo perfekte që bëri gabime, por jo krime, thekson Rama.

“Padyshim edhe gaboi, por nuk bëri e nuk nxiti krim. Kush e sheh si provokim ndaj historisë së shkruar nga fitimtarët, bën mirë të ulë kokën e të kujtojë sa shumë krime bënë ata që e shkruan historinë”, u shpreh Rama.

Në fund, kryeministri kishte edhe një apel: “Mjaft kemi gjykuar në mungesë. Mjaft shpërdorimit të atyre që nuk janë më”.

Ceremonia u mbyll me rivarrosjen e eshtrave në nëntokën shqiptare, duke plotësuar amanetin e lënë prej tij dekada më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA