Vijon protesta e banorëve të Unazës së Re para Bashkisë së Tiranës
13/11/2018 11:07
Banorët e Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë përpara Bashkisë së Tiranës për të mbrojtur banesat e tyre që planifikohet të prishen.
Në protestën e sotme u janë bashkuar edhe deputetët e LSI-së, së bashku me deputetët e PD-së, të cilët prej ditësh u kanë dalë në mbështetje.
Edhe dje banorët protestuan para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar takim me kryetarin Erion Veliaj për gjetjen e një zgjidhjeje.
Top Channel