Shqipëria nis përgatitjet për censusin e 2020-ës
13/11/2018 11:27
Në Shqipëri kanë nisur përgatitjet për regjistrimin e popullsisë në vitin 2020, teksa INSTAT po zhvillon konsultime me grupe të ndryshme.
Së fundi u zhvillua një takim me krerët e institucioneve fetare në Tiranë për të diskutuar pyetësorin që do të përdoret gjatë censusit.
Në vijim, takime të tjera janë parashikuar edhe me grupet e tjera të interesit.
Regjistrimi i fundit u bë në 2011-ën, sipas të cilit popullsia e Shqipërisë ishte 2 milionë e 821 mijë e 997 banorë.
Top Channel