Mbrëmjen e së hënës, qarkullimi i qytetarëve në dy pikat kufitare me Greqinë u bllokua. Autoritetet greke njoftuan se ishte dëmtuar sistemi kompjuterik grek, e si pasojë doganat do të ishin të bllokuara.

Pas disa orë problemesh dhe vonesash në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Kakavijës, situata është normalizuar mëngjesin e së martës, por punohet me ritme të ngadalta.

Problemet nisën rreth orës 20:00 të së hënës. Në pikat kufitare është ndaluar kalimi i kufirit vetëm në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndërsa në mënyrë përzgjedhëse, autoritetet kanë lejuar kalimin në Kapshticë të personave të pajisur me pasaportë greke apo leje qëndrimi, duke krijuar kështu radhë të gjata.

Dhjetëra automjete, por edhe mjete të transportit të udhëtarëve, janë kthyer pas si rrjedhojë e kësaj situate. Ndërsa në Doganën e Kakavijës u lejuan të kalojnë vetëm shtetasit shqiptarë që kanë leje qëndrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA