Pavarësisht dhënies me koncesion të shërbimit apo prenotimit “online”, përsëri dy muajt e fundit të vitit shënojnë radhë të gjata në pikat e kontrollit teknik të automjeteve.
Radhë të gjata janë regjistruar pranë këtij shërbimi në Elbasan, ku drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të presin me orë të tërë për të mbaruar punë.
Duket se prenotimi “online” nuk respektohet as nga drejtuesit e mjeteve dhe as nga kontrollorët. Nga ana tjetër, ashtu siç ndodh rëndom, kontrolli teknik i automjtetit lihet për ditët e fundit të vitit, duke shënuar edhe fluks të shtuar në këto drejtori.
Pas një hetimi disamujor, Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur koncesionarin që kryen shërbimin e kontrollit tenik të mjeteve, me 5,69% të xhiros vjetore të vitit 2017, për shkelje të rregullave të konkurrencës, duke abuzuar me pozitën dominuese.
Autoriteti i Konkurrencës ka hetuar periudhën 1 qershor 2016-31 dhjetor 2017 dhe ka zbuluar se kompania SGS, duke operuar si e vetme në treg, i ka vënë klientët e saj përpara kushteve të padrejta të tregtimit.
Top Channel