Kryeopozitarit Navalny i ndalohet të largohet nga Rusia

13/11/2018 10:51

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny ka njoftuar këtë të martë se atij i është ndaluar të hipë në avionin e fluturimit nga Moska drejt Strasburgut, për të qenë i pranishëm në një dhënien e vendimit gjyqësor nga një gjykatë europiane, mbi atë nëse ndalimet e tij të kohëve të fundit kanë qenë apo jo të motivuara politikisht.

“Rojet kufitare po më thonë se është e ndaluar për mua të largohem nga vendi”, shkroi Navalny në rrjetin social “Tëitter”. “Më kanë treguar një lloj letre, ku thuhet se e kam të ndaluar të dal jashtë vendit, por pa asnjë shpjegim se përse”.

Ai tha gjithashtu se kishte planifikuar të fluturonte drejt Frankfurtit tranzit, e më pas të ndalej në Strasburg, aty ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut pritet të japë një vendim gjatë së enjtes.

Politikani më i zëshëm kritik ndaj Putinit publikoi edhe foton e dokumentit që e pengon atë të largohet nga Rusia, urdhër ky i lëshuar nga përmbaruesit. Sipas ligjit rus, ata që kanë borxhe të pashlyera mund të pengohen të largohen nga vendi.

“Nuk kam asnjë borxh apo gjobë të papaguar, – shkroi më tej Navalny. – Hera e fundit që u largova nga vendi, dy javë më parë, gjithçka shkoi mirë”. Ai shtoi se avokatët e tij kishin telefonuar përmbaruesin, i cili ishte shprehur se nuk kishte urdhëruar asgjë të tillë.

“Nuk morëm asnjë dokument zyrtar mbi këtë çështje”, tha avokati i Navalnyt, Ivan Zhdanov për “AFP”-në përmes telefonit. Zhdanov tha gjithashtu se dokumenti që i është dorëzuar Navalnyt përmban gabime drejtshkrimore, nuk ka një datë dhe nuk sqaron se për sa kohë është vendosur ndalimi që e pengon atë të dalë jashtë vendit.

“Ne prezumojmë se ky vendim është sajuar nga vet kufitarë”, tha ai, duke thënë se do ta apelojnë atë vendim.

Kryeopozitari 42-vjeçar u lirua nga një qendër paraburgimi në Moskë muajin e kaluar, pasi ishte dënuar me 20 ditë burg për organizim të protestave kundër Kremlinit. Ai kaloi edhe 30 ditë të tjera burgim në shtator, për organizim mitingu në fillim të vitit. Navalny publikoi edhe një foto në Instagram, ku shihej vet ai në Aeroportin “Domodedovo” të Moskës, ku shtonte se rojet kufitare i kishin marrë pasaportën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA