Deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku ka deklaruar se “Edi Rama ka shkuar fshehtas në Shkodër ditën e djeshme” për të parë investimin në rrugën Shkodër-Muriqan, rrugë që e konsideroi “model të turpit, mashtrimit dhe vjedhjes”.
“Dje, Edi Rama erdhi fshehtas në Shkodër! Tani përvec se ka frikë nga Partia Demokratike Shkodër dhe qytetarët, shpreh qartë frikën që ka ndaj strukturave të PS këtu. Nuk lajmëroi asnjëri që do vinte, sepse e di fort mirë reagimin antikomunist të shkodranëve (qofshin edhe socialistë). Erdhi dhe u ndal në super investimin imagjinar dhe famoz të rrugës së Muriqanit. Investim ku vjedhja s’ka të ndalur”, shprehet Ulqinaku.
“Për të gjithë shqiptarët të cilët nuk kanë kaluar së fundmi në këtë rrugë dua t’i kujtoj disa fakte: Rruga e Muriqanit përshkon këto fshatra: Zues, Oblikë, Xhakaj, Dodej; Segmenteve të kësaj rruge në këto fshatra i mungon trotuari; Në të gjithë aksin rruga është e gjerë 6m dhe mungojnë xhepat anësore; Nuk është e vertete kur thote rindertim i rrugës apo rehabilitim i shtresave, është vënë thjesht një shtresë asfalti; Është e vërtetë që ka trafik të renduar sidomos gjatë sezonit turistik, por nuk është zgjidhur, pasi aty kalojnë edhe makina te tonazhit te rende apo autobus. Përsa i përket rrugës së Tamares, nuk ka filluar asnjë lloj investimi atje; Rruga Melgushe-Mjede, ku thotë që është bërë investimi 500 mije Euro, aty nuk ka investim as 10 mijë euro pasi fondet janë vjedhur nga qeveritarët përkatës për llogari të Edi Ramës. Prandaj ka frikë përballjen me çdo shkodran, sepse S’KA BERE ASGJE PER SHKODREN”, shton deputetja demokrate.
Top Channel