Barcelona tregohet skuadër e madhe edhe pa Lionel Messin në fushë. Skuadra “blaugrana” zhvilloi një ndeshje të çuditshme në fushën Rayo Vallecanos, kur nga avantazhi 0-1 shkoi shumë pranë humbjes 2-1 deri pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt, por dy gola të shënuar brenda 3 minutave nga Dembele dhe Luis Suarez përbysën gjithçka 2-3, për të siguruar tri pikët e radhës për ekipin e Valverdes.

Suarez e shënoi golin e pare në minutën e 11-të, duke zhbllokuar takimin, për Rayo gjeti forca për të reaguar me Pozon në të 35-ën dhe Garcian në të 57-ën, dhe kur të gjithë prisnin këtë rezultat surprizë, Dembele dhe Suarez me intuitën e tyre treguan se janë dy sulmues të mëdhenj në një skuadër të madhe.

Barcelona më këtë fitore krijon një diferencë prej 4 pikës me Atleticon e Madridit, që mban vendin e dytë, pasi “Los Colchoneros” barazuan 1-1 në fushën e Leganes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA