Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia, ndërhynë të premten dhe shfuqizuan sanksionet respektive mbi zyrtarët e lartë qeveritarë, një shenjë e një “shkrirjeje të akujve” në marrëdhëniet mes palëve, që ishin tensionuar që nga burgosja një pastori amerikan të krishterë, nga Ankaraja.

Shtetet e Bashkuara kishin vendosur sanksione ndaj Ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gul dhe Ministrit të Brendshëm Sulejman Soylu në gusht, për të protestuar ndaj rastit të Andrew Brunson, një pastor amerikan i krishterë, i cili ishte ndaluar nga Turqia përreth dy vjet dhe u lirua para pak ditësh.

Departamenti i Thesarit i SHBA-ve njoftoi në faqen e tij të internetit se sanksionet ishin hequr. Turqia menjëherë në përputhje me masën e SHBA-ve, reagoi duke hequr sanksionet mbi dy zyrtarë amerikanë, Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare Kirsten Nielsen dhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, tha ministria e jashtme.

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe presidenti turk Tayyip Erdogan ranë dakord të ndërpresin sanksionet gjatë një telefonate javën e kaluar, tha Omer Çelik, zëdhënës i Partisë qeverisëse AK të Turqisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA