Mijëra punonjës dhe kontraktorë të Google u organizuan të enjten në zyrat nëpër Azi, Evropë dhe Amerikën e Veriut për të protestuar ndaj seksizmit, racizmit dhe pushtetit ekzekutiv të pakontrolluar në vendin e tyre të punës.

Në selinë globale Google në Mountain View, Kaliforni, qindra punonjës u grumbulluan në një oborr. Një pankartë e madhe kartoni, e mbajtur nga punonjësit e Google, shkruante “Jo OK Google”, një referencë në frazën “OK Google”, që përdoret për të aktivizuar ndihmësin e Google me zë.

Në qytetin e Nju Jorkut, gratë dhe burrat dolën nga zyra e Google dhe heshtën rreth ndërtesës përreth 10 minuta, ndërsa mbanin edhe pankarta të shumta, ku kërkohej respekt ndaj grave.

“Kjo është Google. Ne zgjidhim problemet më të vështira këtu. Të gjithë e dimë se kjo “status quo” është e papranueshme dhe nëse ka ndonjë kompani që mund ta zgjidhë këtë, unë mendoj se është Google “, thotë Thomas Kneeland, një inxhinier softueri i cili tha se ka tre vjet në Google.

Dy blloqe më larg, një numër më i madh njerëzish që dukeshin rreth një mijë ose më shumë, përfshirë punonjësit e Google dhe njujorkezët që nuk punonin për kompaninë, mbushën një park të vogël.

Punonjësit e Google kanë marrë shumë e-mail nga menaxherët dhe kolegët për të marrë pjesë në protestë, tha Kneeland. Vetëm rreth orës 11 të mëngjesit, njerëzit filluan të formonin grupe për t’u larguar nga ndërtesa.

Organizatorët thanë se protestat e tyre preknin dhjetëra zyra të Google në nivel global. Veprimet vijnë pas një raporti të New York Times javën e kaluar që tha se Google në 2014-ën pagoi 90 milionë dollarë si kompensim largimi për Andy Rubin, pasi nënkryetari i atëhershëm i lartë u akuzua për ngacmime seksuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA