22/11 23:29
Saimir Tahiri sulmoi ashpër Lulzim Bashën në konferencën për shtyp, duke thënë që kreu i Partisë Demokratike kurrë “nuk është hetuar, gjykuar dhe dënuar” për vjedhje dhe vrasje.
“Tani dalin e thonë se Rama po mbyll hetimet për mua. Nuk e dinë se drejtësia e blerë për mua është më keq se çdo dënim. Unë nuk e kam të largët natën kur Saliu dhe Luli i shkuan për darkë në shtëpi Ilir Metës. Pasi lanë duart me drejtësinë, tallnin edhe gurabijen me popullin duke thënë sa mirë gatuante Monika”, tha Tahiri.
Top Channel