Nxehja e oqeaneve është nënvlerësuar ndjeshëm këto 25 vitet e fundit, tregon studimi më i fundit mbi ndryshimet e klimës, sipas të cilit, detet kanë thithur 60% më shumë nxehtësi nga sa mendohej deri tani.

Kjo, sipas shkencëtarëve, nënkupton se Toka është më e ndjeshme ndaj emetimeve të fosileve të karbonit sesa kanë vlerësuar ekspertët. Një situatë e tillë mund ta vështirësojë mbajtjen e ngrohjes globale në nivele të sigurta. Sipas vlerësimit të fundit të Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), oqeanet e botës kanë marrë mbi 90% të nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga gazrat me efekt serrë.

Por, ky studim i ri thotë se çdo vit, për çerek shekullin e fundit, ne kemi çuar praktikisht në det rreth 150 herë sasinë e energjisë që përdoret për të gjeneruar energji elektrike në nivel global, çka do të thotë 60% më shumë se vlerësimet e mëparshme. Ky, thonë kërkuesit, është problem shumë i madh.

Parashikimet e tyre rreth nivelit të ngrohjes së tokës, shkencëtarët i llogarisin duke shtuar nxehtësinë e tepërt që prodhohet nga sasia e gazeve serrë të emetuara nga aktivitetit njerëzor. Kjo përllogaritje e re tregon se shumë më tepër nxehtësi sesa mendonim se po shkonte në oqeane. Por, kjo gjithashtu do të thotë se shumë më tepër nxehtësi nga sa menduam është gjeneruar nga gazrat e ngrohjes që kemi emetuar.

Prandaj, më shumë nxehtësi nga e njëjta sasi e gazit do të thotë se Toka është më e ndjeshme ndaj CO2.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA