Kryeministri Edi Rama ironizoi protestën e një grupi qytetarësh që e pritën me pankarta e kapsolla gjatë qëndrimit të tij në Kukës.
Kreu i qeverisë shkroi në Twitter se ishin “50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit”.
“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria”, shkroi Rama në Twitter.
? Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit?Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje?e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria? pic.twitter.com/ZSoqpALcMY
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2018
Top Channel