Mijëra rumunë marshuan në Bukuresht për të protestuar kundër korrupsionit, në përvjetorin e tretë të një zjarri vdekjeprurës të rënë në një klub nate, ngjarje për të cilën nuk ka pasur asnjë llogaridhënie.
Zjarri në klubin Colectiv vrau 65 njerëz, duke shkaktuar protesta masive në rrugë dhe përfundimisht duke çuar në rrëzimin qeverisë të Social Demokratëve, por partia u kthye në pushtet në fillim të vitit 2017, pas zgjedhjeve parlamentare.
Që atëherë, ata janë përpjekur të dobësojnë legjislacionin kundër korrupsionit dhe të zëvendësojnë prokurorët kryesorë, duke shkaktuar protesta dhe duke shkaktuar shqetësime rreth sundimit të ligjit në Komisionin Evropian dhe mes diplomatëve.
Prokurorët kanë siguruar një sërë dënimesh gjatë viteve të fundit kundër ligjvënësve, ministrave dhe kryetarëve të komunave, përfshirë kreun socialdemokrat Liviu Dragnea. Hetimet e tyre kanë ekspozuar konfliktet e interesit, shpërdorimin e pushtetit, mashtrimin dhe dhënien e kontratave shtetërore në shkëmbim të ryshfetit.
Rreth 2,500 njerëz që mbanin lule dhe qirinj marshuan drejt vendit ku ishte klubi Colectiv të martën, duke thënë se vendi mbetet i papërgatitur për të parandaluar ose trajtuar një tjetër tragjedi.
Infrastruktura në Rumani, një nga shtetet më të korruptuara të Bashkimit Evropian, është ndër më pak të zhvilluara të bllokut, veçanërisht në sektorin e kujdesit shëndetësor.
“Ishte një tragjedi e shkaktuar nga korrupsioni mbi të gjitha, një sistem i korruptuar i bërë nga politikanët që janë duke votuar ligjet për t’i shpëtuar dënimit”, tha Mihai Ruben, një nga marshuesit. “Disa njerëz po vdesin, derisa të tjerët janë mbi ligjin”.
Top Channel