Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në bashkëbisedimin me gazetarët ditën e martë, e konsideroi vrasjen në Bularat si “ngjarje kriminale që duan ta kthejnë në ngjarje politike”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka për qëllim që të zhvendosë vëmendjen me deklarata nga qeverisja e tij.
“Rama kërkon që të zhvendosë në mënyrë artificiale vëmendjen, duke pompuar një ngjarje kriminale që duhet trajtuar si kriminale. Është tregues i gjendjes ku ndodhet ai dhe qeverisja e tij. Ai kërkon të largojë vëmendjen nga fakti që nuk kemi qeveri, por një bandë kriminale që na drejton”, deklaroi Basha.
“Ai jo vetëm përdor ngjarje të tilla kriminale, por edhe prodhon ngjarje që çojnë në destabilizim të vendit dhe rajonit”, shtoi Basha.
Top Channel