25/11 23:02
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, duhet të arrestohet, pasi është një “kriminel i mirëfilltë”.
“Arrestimi i Vangjush Dakos, sipas propozimit të grupit hetimor, është një hap i paevitueshëm, pa të cilin kolapsi total i prokurorisë dhe kapja e saj totale nga krimi faktohet para gjithë shqiptarëve. As Vangjush Dako, as Elvis Rroshi dhe as eksponentë të tjerë të dosjes 399 nuk mund të hetohen në liri”, deklaroi Basha.
“Prokuroria ka prova për bashkëpunimin e Vangjush Dakos me krimin. Dako ëshë kriminel i mirëfilltë, që ka bashkëpunuar me krimin e organizuar”, shtoi Basha.
Top Channel