Ngjarja në Bularat të Gjirokastrës vazhdon të jetë në epiqendër të mediave greke, qasja e të cilave bëhet si zakonisht me këndvështrime të ndryshme.

“I vrarë nga policia shqiptare në Gjirokastër homogjeni që ngriti flamurin”, shkruan në faqen e parë gazeta “Ta Nea”, ndërsa me të njëjtin titull është edhe artikulli i gazetës “To Ethnos”.

35-vjeçari homogjen i vrarë nga policia shqiptare pasi u përndoq nga forcat speciale në Bularat”, titullohet shkrimi i gazetës konservatore “Eleftheros Tupos”.

Gazeta “Demokracia” gjithashtu shkruan: “I pavdekshëm. E vranë shqiptarët se ngriti flamurin”.

Me një këndvështrim ndryshe gazeta proqeveritare “Gazeta e Redaktorëve”: “Një vdekje me pika të errëta”.

Kërkon ta përdorë politikisht ngjarjen “Demokracia e Re” dhe “E Djathta Ekstreme”. Edhe gazeta “Documento” me një shkrim të saj hedh dritë mbi autorin e ngjarjes dhe organizatën MABH.

Përsa i përket portaleve, “Protothema” shkruan në faqen elektronike të saj: “Vrasja e Katsifas është ekzekutim, deklaron udhëheqja politike e Omonias”.

Ndërsa portali “newsit” titullon artikullin e tij: “Dy pistat e mundshme të vrasjes së grekut në Bularat”.

Artikulli përshkruan se ka indinjim dhe zemërim tek minoriteti në Shqipëri. Shkrimi lë gjithashtu hapur mundësinë se forcat speciale shqiptare gënjejnë kur thonë se ka pasur shkëmbim zjarri para vrasjes së tij.

Edhe portali “Efimerida” përshkruan dy versionet, atë që thonë të afërmit e Katsifas se ishte një vrasje e qëllimshme dhe atë që kanë deklaruar forcat speciale, që qëlluan pasi nuk kishin rrugë tjetër sepse rrezikoheshin jetët e tyre pas një orë breshërish.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA