Italiani Masimilano Croce, i arrestuar disa ditë më parë pasi ishte i dënuar në Itali për pedofili, do të hetohet edhe në Tiranë për të njëjtën akuzë.

Madje, mesditën e së hënës, gjykata e Tiranës i caktoi masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur të konsumuar më shumë se një herë.

Italiani Masimiliano Croce, është denoncuar nga dy fëmijët minorenë të bashkëjetueses së tij shqiptare, përkatësisht një djalë dhe një vajzë, të cilët e akuzojnë italianin se ka abuzuar seksualisht me ta.

Prokuroria dyshon se dy minorenët kanë marrë guximin për ta denoncuar pasi kanë mësuar arrestimin e tij dhe që kërkohej nga autoritetet italiane. Ndërsa, bashkëjetuesja e tij shqiptare prej gati tre vjetësh, ka kërkuar nga prokuroria zbardhjen sa më shpejt të këtij episodi, i cili mendohet se është konsumuar rreth një vit më parë.

Masimiliano Croce, i diplomuar për pedagogji për të mitur, mësohet se ka mbrojtur doktoraturën për rastet e pedofilisë online, një krim të cilin me sa duket Croce e ka studiuar dhe aplikuar disa herë. Edhe në Itali personi në fjalë rezulton i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur dhe prej katër vitesh ishte në kërkim. Por, fakti që ndaj tij ka një akuzë edhe nga prokuroria e Tiranës, ekstradimi i tij do të pezullohet derisa të shprehet drejtësia shqiptare.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA