Moti i keq në Itali ka bërë që të pezullohet lundrimi trageteve nga porti i Barit në Drejtim të Durrësit.
Kapiteni i Portit detar Durrës, Tauland Allka bën të ditur se dy tragetet nga Bari nuk do të nisen natën e sotme, por nesër në mëngjes në orën 07:00 dhe pritet të mbërrijnë mbasdite vonë në Durrës, si pasojë e kohës së keqe.
Porti italian i Barit është mbyllur përkohësisht si pasoje e erës që arrin një shpejtësi deri 120 km/orë.
Vonesa do të ketë dhe në nisjen e trageteve nga Durrësi drejt Barit.
Të parashikuara për t’u nisur nga Durrësi në orën 23.00 të së hënës, tragetet do të nisen rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës. Ndonëse në brigjet e Durrësit moti është i qetë, në det të hapur forca është 8-9 ballë.
Top Channel