Angela Merkel do të largohet nga posti i kancelares në vitin 2021. Gruaja e fortë e europës e mori vendimin pas humbjeve të thella në zgjedhjet rajonale te Hessenit këtë fundjave, perfomanca më e fundit e dobët e partive te koalicionit të saj qeverisës.

Gjatë ditëve në vazhdim, ajo do të largohet edhe nga drejtimi i CDU-së, te cilin e ka mbajtur që në vitet 2000.

“Si kancelare dhe si kryetare e CDU-së unë mbaj përgjegjësi të plotë për sukseset dhe për dështimet. Rezultati I zgjedhjeve ne Hessen ishte i hidhur dhe zhgënjyes; dega e partisë atje duhet të kishte dalë më mirë”, u shpreh ajo.

Ndonëse largimi nga drejtimi i partisë do të ndodhë shpejt, frerët e ekzekutivit Merkel dëshiron t’i mbajë edhe për tre vjet, çka kontraston me pozicionin e mëhershëm të saj në të cilin e lidhte ngushtësisht njërën me tjetrën e thoshte se do të mbetej kancelare vetëm nëse do te ishte kryetare partie.

Parashikimi i abdikimit politik të Angela Merkelit ishte kthyer gati në një sport kombëtar thotë BBC. Me këtë veprim, liderja gjermane e përballur me një luftë të madhe të brendshme së fundmi ka shënuar praktikisht, sipas gjigantit britanik, atë që mund të jetë fillimi i fundit.

Shumë do të varet tani nga pasardhësi i vet në krye të Unionit Kristian Demokrat; nëse është luajal, Gjermania mund të përjetojë një tranzicion të qetë e të butë tek kancelari i ri, çka mund t’i lejojë Merkelit ta kryejë mandatin e saj. Por hutat janë aktivizuar sakaq vazhdon BBC; rivali i vjetër Friedrich Merz e njoftoi kandidaturën e tij dhe nëse në krye të CDU-së vendoset një prej kundërshtarëve të vet politikë, qeverisja e Merkelit do të sfidohet seriozisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA