Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përuroi aeroportin e ri ndërkombëtar të Stambollit, për të cilin qeveria e tij thotë se do të bëhet më e madhi në botë.

“Aeroporti i ri do të jetë krenaria e vendit tonë dhe një shembull për botën,” tha Erdogan në ceremoninë për hapjen e aeroportit përpara krerëve të disa shteteve. Në inaugurim, i cili përkoi me 95 vjetorin e themelimit modern të Turqisë nga Mustafa Kemal Ataturk, Erdogan gjithashtu tha se aeroporti do të quhet “Stamboll”.

“Stambolli nuk është vetëm qyteti ynë më i madh, por edhe marka më e vlefshme e vendit tonë”, tha ai.

Aeroporti, një nga mega-projektet e ndërtuara sipas sundimit të Erdoganit, do të përdoret pak deri në vitin e ardhshëm, pasi ende ka disa punime te vonuara për të përfunduar. Ky projekt I ka kushtuar Turqise 10,5 miliardë euro si përpjekje e tij për ta bërë Stambollin një shpërndarës global të udhëtimit që lidh Europën, Azinë dhe Afrikën dhe e kthen kompaninë fluturuese Turkish Airlines në një gjigant të aviacionit.

Aeroporti do të mundësojë fluturime vetëm në pesë destinacione deri në një hapje të zgjeruar më 29 dhjetor, date nga e cila pritet të përballojë deri në 90 milionë pasagjerë në vit, duke u rritur deri në 200 milionë kur të gjitha objektet te përfundohen brenda vitit 2028. Fluturimi i parë nga objekti i ri do të jetë në kryeqytetin Ankarasë të mërkurën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA