Në orën 08:25 në “Twitter” kryeministri Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, që drejtoi ministrinë më të rëndësishme për më tepër se një vit. Së bashku me miratimin e dorëheqjes qe erdhi rrufe ne qiell te hapur, Rama bëri publik edhe propozimin e tij për t’ia besuar Ministrinë e Brendshme një gjenerali.

“Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar. Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë energji të re pozitive në krye të punëve të brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse”, shkruan Rama në “Twitter”.

“Pas më shumë se një viti në krye të ministrisë së brendshme , me vullnetin tim, i kam paraqitur kryeministrit Edi Rama dorëheqjen time si Ministër i Brendshëm, duke e falenderuar për besimin e dhënë me emërimin në këtë detyrë të rëndësishme”, theksonte Xhafaj në postimin e tij.

Edhe pse kjo lëvizje e bëftë vazhdon të mbetet një mister, Xhafaj falenderoi bashkëpunëtorët, çdo efektiv policie, por edhe ndërkombëtarët që e kishin inkurajuar për të luftuar paligjshmëritë.

Siç duket në këtë status te shpërndare nga ministria e brendshme, ka një modifikim për kohën kur është dorëzuar dorëheqja. Në versionin e parë publik përmendet se dorëheqja është dorëzuar dy ditë më parë.

Kjo kohë përkon me momentin kur debati publik u përqendrua tek aksioni policor kundër grupit “Avdylaj”, gjate të cilit u arrestuan edhe dy ish-deputetë socialistë.

Por në këtë fashikull dalin edhe përgjime ndaj Vangjush Dakos që komunikon me anëtarë të grupit “Aavdylaj”. Nga ana tjetër i çuditshëm mbetet fakti që mbrëmjen e të premtes, ish-ministri Saimir Tahiri njoftoi një konferencë, e cila më pas u anulua, por në të cilën mbetet e paqartë se çfarë do të deklarohej.

Pas gjithçkaje që ngjan se është nën zhvillim e sipër, vete ish ministri Fatmir Xhafaj u shfaq i qeshur përpara se të hynte ne takimin kortezial me bashkëpunëtorët e tij.

Pavarësisht se ish-ministri i Brendshëm deklaron se është tërhequr nga detyra me vullnetin e tij, kryeministri Rama shfrytëzoi një takim në Lushnjë në të cilin edhe pse po flet me një zonje të cilës i dorëzon teserën, mesazhin ja drejton një burri:

“Tani nuk je më e lirë se brenda në parti nuk i bën dot të gjitha. Se ka ca në parti që thonë jam i lirë, jam i lirë. Je i lirë po nuk gjuan dot me gurë shtëpisë ku rrime të gjithë. Po gjuajte, ik dil nga shtëpia”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA