Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, shkruan se largimi i Fatmir Xhafajt është vetëm fillimi i shkërmoqjes.
Bylykbashi e lidh dorëheqjen e Fatmir Xhafajt me akuzat e opozitës se i vëllai është i përfshirë në trafik droge dhe ish-ministri i brendshëm e ka mbrojtur atë.
“Në fillim ikën Habilajt me gjithë Tahir, më pas Bajrot, më pas Avdylajt, tani Xhafajt. Ç’ka thënë opozita po del e vërtetë. Aleanca e Qelbësirave, siç e quajti një ideolog i saj dikur në 2013, po shkërrmoqet në mes të panikut. Sa shkel njëri syrin dhe njofton konferencë shtypi, apo thotë shprehje me kod ne TV dhe ja ku ikën ministër apo deputet. Dhe ky është vetëm fillimi i shkërmoqjes. Prisni te shihni të radhës”, shkruan Bylykbashi.
Më tej deputeti demokrat shton: “Deri më sot po binin në rrjetë peshq të vegjël të qelbur. Sot ra një peshk i madh. Por siç e thotë një shprehje e vjetër durrsake, “Kur man erë bishti i peshkut, koka është qelb kahone!”. Dhe durrsaket këto historitë me “peshq” i njohin mire. Edi Rama është peshkaqeni qe po qelb të gjithë tepsinë. Duhet hedh me gjithë tepsi sa nuk është qelbur shtëpia përfundimisht!”
Top Channel