Dhjetëra njerëz u mblodhën jashtë konsullatës saudite në Stamboll të enjten në një manifestim për të kërkuar “drejtësi të plotë” për gazetarin Jamal Khashoggi, i vrarë pas hyrjes në ndërtesë tre javë më parë.
Disa mbanin në do të pankarta me foto të gazetarit saudit dhe parrulla që lexonin “Miqtë e Khashoggit”. Njëri prej protestuesve kishte ardhur me duart e lyera me të kuqe dhe mbante një maskë që përshkruante fytyrën e sundimtarit de facto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës Mohammed bin Salman.
Khashoggi, një kolumnist i Washington Post dhe kritik i princit të kurorës, Muhamed bin Salman, u zhduk pas hyrjes në konsullatë më datën 2 Tetor, për të marrë disa dokumente martesore, pasi shoqërohej nga e fejuara e tij turke.
Zyrtarët sauditë fillimisht mohuan se kishin të bënin me zhdukjen, përpara se të ndryshonin këtë version për të thënë se një hetim i brendshëm tregoi se Khashoggi u vra aksidentalisht në një operacion të dështuar për ta kthyer atë në mbretëri.
“Me këtë rast dhe nga ky vend ku shpirti i Jamalit ka humbur, ne deklarojmë qartë se nuk do të pranojmë kompromise në rastin e vrasjes së tij”, tha grupi jashtë konsullatës në një deklaratë, të lexuar në arabisht, turqisht dhe anglisht.
Top Channel