
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Policia e Korçës arrestoi hajdutin e xhamisë. Pablo Hazisllari, 23 vjeç nga Maliqi, ishte kapur nga kamerat e sigurisë pasi doli nga xhamia e “lagjes 7” në Korçë, ku ka vjedhur mikrofonin e hoxhës dy ditë më parë.
Hazisllari dyshohet të jetë një prej autorëve të grabitjes së 6 xhamive në Korçë, ditët e fundit. Klerikët, më shumë sesa për vlerat materiale që janë vjedhur, janë të shqetësuar për dhunimin e objekteve të kultit.
Hajdutëve nuk u kanë shpëtuar as xhamitë e Bilishtit dhe fshatit Dishnicë. Vjedhja e objekteve të kultit, si ato myslimane dhe të krishtera, në Korçë ka ndodhur vazhdimisht.
Pas festave fetare, edhe Katedralja në mes të qytetit është sulmuar nga hajdutët.
Top Channel