Ushtria amerikane ka marrë një kërkesë nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare për dërgimin e trupave aktive ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë, tha një zyrtar i SHBA të enjten, pasi Presidenti Donald Trump kishte deklaruar më herët se ishte “duke çuar ushtrinë” për t’u mbrojtur kundër një karvani emigrantësh të Amerikës Qendrore, që po kalojnë nëpër Meksikë.
Zyrtari i SHBA, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, tha se ushtria amerikane po shqyrtonte kërkesën që mund të kërkonte vendosjen e 800-1000 trupave aktive në kufi, për të ndihmuar me logjistikë dhe infrastrukturë. Ai konfirmoi gjithashtu se çdo trupë ushtarake e vendosur në kufi nuk do të përfshihej në aktivitetet e “zbatimit të ligjit”, diçka që ndalohet nga një ligj federal që daton në vitet 1870.
Ky ligj kufizon përdorimin e ushtrisë dhe degëve të tjera kryesore të ushtrisë për zbatimin e ligjit civil në tokën e SHBA, përveç nëse autorizohet në mënyrë specifike nga Kongresi. Por ushtria mund të ofrojë shërbime mbështetëse për zbatimin e ligjit dhe ka vepruar kështu që nga viti 1980.
Disa statute të veçanta autorizojnë presidentin për të vendosur trupa brenda Shteteve të Bashkuara për kontrollin e trazirave ose për përpjekje për lehtësim të situatave pas fatkeqësive natyrore.
Trump ka marrë një vijë të vështirë drejt emigracionit, ligjor dhe ilegal, që kur u bë president vitin e kaluar. Të hënën, Trump tha se kishte alarmuar Patrullën e Kufirit dhe ushtrinë amerikane se karvani i emigrantëve ishte një emergjencë kombëtare.
Përkundër rritjes së zemërimit të Trump, mijëra meshkuj, gra dhe fëmijë të Amerikës Qendrore që kërkonin të shpëtonin nga dhuna, varfëria dhe korrupsioni qeveritar në vendet e tyre të origjinës, vazhduan udhëtimin drejt kufirit të largët të SHBA-ve. Nën një hënë të plotë herët të enjten, ata dolën nga Mapastepec, afër kufirit me Guatemalën në Meksikën jugore.
Top Channel