Policia spanjolle tha arrestoi të paktën 15 persona gjatë njeë operacioni antidrogë, teksa u sekuestruan mbi pesë tonë kokainë të fshehur mes bananeve.
Në operacionin në qytetin jugor spanjoll të Malagas, u përfshinë Rojet Civile dhe Policia e Shtetit, njoftoi agjencia e lajmeve Associated Press, duke iu referuar zyrtarëve që pranuan të flasin në kushte anonimati.
Dhjetra makina policie shkuan në një park industrial në Malaga, ku u sekuestrua dhe sasia rekord e drogës, treguan dëshmitarët për gazetën lokale Diario Sur.
Një ngarkeseë prej nëntë tonësh kokainë, e cila vinte nga Kolumbia dhe që ishte fshehur mes bananeve u sekuestrua në prill në portin jugor spanjoll të Algeciras, duke shënuar një rekord europian për sasinë e lartë të drogës të gjetur në një konteiner.
Top Channel