Kryetari i shoqatës së basteve sportive, Artan Shyti ka thënë në ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili se është dakord me vendimin e qeverisë që sot miratoi ndalimin e lojërave të fatit.
“E para dua të konfirmoj që kjo ka qenë një histori suksesi. “Fundi i marrëzisë” solli fundin e informalitetit. Në këtë kontekst unë besoj se rruga ndaj informalitetit është bërë për të ruajtur integritetin. Në kohët e fundit kaluam nga marrëzia e paligjshme në të ligjshmen, por natyrisht kjo ishte një kompromis. Problemi është që do ishte më e drejtë që shqetësimin që ka qeveria ta bënim me reduktimin drastik të pikave të basteve. Jam dakord me rrugën e qeverisë për ta reduktuar pikat e basteve, si për shembull pranë shkollave. Kapitalizmi prodhon para edhe nga pasionet. Nuk kam ndonjë kërkesë për ministrin Ahmetaj, pasi nuk jam drejtpërdrejt i angazhuar. Ajo që do kërkoja është që nëse do ishte e mundur të rregullonte mbylljen zyrtare të pikave të basteve”, u shpreh Shyti.
Top Channel